Ujësjellësi paralajmëron borxhlinjtë: Nga 1 korriku iu dërgojmë të përmbaruesi

Prishtina

Ujësjellësi paralajmëron borxhlinjtë: Nga 1 korriku iu dërgojmë të përmbaruesi

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 10:36
Foto Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 korriku do të fillojë të procedojë te përmbaruesi të gjithë borxhlinjtë.

Për të shmangur këtë procedurë e cila ka edhe kosto shtesë, “KRU Prishtina” apelon konsumatorët që të shlyejnë borxhet e akumuluara deri më 1 korrik.

Ky është njoftimi i plotë:

KRU ”Prishtina” fillon me punonjësit e saj dhe vazhdon me konsumatorë të tjerë borxhlinj,

Lexoni si vijon, se për çka bëhet fjalë!

Të nderuar konsumatorë,

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

KRU “Prishtina” sh.a., ju njofton se duke filluar nga data 1 Korrik 2020 do të vazhdoj me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek Permbaruesit Privat. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.

Prandaj, për të ju shmangur kësaj procedure, kërkohet nga ju që të reflektoni në kohë sa më të shkurtë dhe të përmbushni obligimin tuaj, në të kundertën do të jemi të detyruar që çdo konsumator borxhlinj, fillimisht pa anashkaluar punonjësit e KRU “Prishtina” sh.a., do të dergohen në Përmbarim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat