Sot testohen për koronavirus rreth 40 fëmijë dhe edukatore në dy çerdhe të Prishtinës

Prishtina

Sot testohen për koronavirus rreth 40 fëmijë dhe edukatore në dy çerdhe të Prishtinës

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

Sot pritet të testohen për koronavirus rreth 40 fëmijë dhe dukatore të dy çerdheve në komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se sot do të testohen rreth 40 fëmijë dhe edukatore të çerdheve “Cicërimat” dhe “Botanika”.

“Pritet që sot të testohen 120 të dyshuar si të infektuar me kornavirus në Prishtinë. Prej tyre, rreth 40 fëmijë dhe edukatore nga çerdhet “Cicërima dhe “Botanika”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq më 16 qershor ka rezultuar pozitiv në testin pë koronaviurs një fëmijë i kopshit “Botanika” në Prishtinë.

Gashi dje ka deklaruar se nuk kanë pritur që do të ketë ritje kaq të madhe të numrit të rasteve me koronavirus në kryeqytet.

Në komunën e Prishtinës dje janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja janë me vendbanim në qytetin e Prishtinës, derisa koronavirusi është shpërndarë edhe në 15 lagje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat