Prishtinë: Rritje e madhe e numrit të rasteve me Covid-19

Prishtina

Prishtinë: Rritje e madhe e numrit të rasteve me Covid-19

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Raste rekorde me koronavirus brenda 24 orëve ka regjistruar kryeqyteti i Prishtinës. Por pavarësisht kësaj, qytetarët nuk po u ndahen daljeve në tollovi në kryeqytet. E drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, thotë për T7 se virusi tashmë është shpërndarë në 23 lagje.

Herën e fundit ishin takuar në shkollë të mesme. 40 vite pas, këta dy shokë pasi ranë në kontakt përmes rrjeteve sociale, krahas situatës me pandeminë, morën rrugë drejt Prishtinës që të takoheshin.

Malli për njëri-tjetrin i bëri që të ballafaqohen edhe me rrezikun nga COVID-19.

Megjithatë ky banor i Dragashit po thotë që është duke i zbatuar të gjitha rekomandimet e institucioneve.

X Y po thotë se në kryeqytet nuk po kujdeseshin të gjithë për të respektuar distancën sociale.

Ndonëse fundjavë, rrugët e kryeqytetit ishin të mbushura me qytetarë.

Disa me maska e të tjerë jo, po ecnin duke anashkaluar rrezikun nga COVID-19.

Madje dikush nuk po beson që ka më rrezik.

Se po ka qarkullim shumë janë edhe vet të vetëdijshëm.

Çdo ditë e kësaj jave u karakterizua me numër të lartë të rasteve me COVID-19 nga kryeqyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat