Dëmtimi i gypit në Hajvali, ja cilat lagje mbesin pa ujë në Prishtinë

Prishtina

Dëmtimi i gypit në Hajvali, ja cilat lagje mbesin pa ujë në Prishtinë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 07:44
Ilustrim

Për shkak të ndërhyrjes ilegale të qytetarëve të papërgjegjshëm në valvolën kryesore në Hajvali të Komunës së Prishtinës, pjesa dërmuese e banorëve të këtij fshati ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

KRU "Prishtina" njofton se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do të merren me sanimin e defeketit, me ç'rast konsumatorët e zonës më të madhe të Hajvalisë deri në sanimin përfundimtar do të jenë pa ujë të pijshëm.

Për shkak të këtij defekti nga persona të paautorizuar, gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 10:00 - 14:00, furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërpritet në Graçanicë, Hajvali, Veternik dhe Zona Qendër e Bregut të Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Mati 1.

"Intervenimi nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit duhet të realizohet në gypin magjistral Badoc-Prishtinë dhe krejt për shkak të dëmtimit të valvolës në Hajvali, nga persona të papërgjegjshëm", përfundon njoftimi i KRU Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat