Gashi: Numri i të shëruarve nga coronavirusi në Prishtinë ka shkuar në 86 - Bota Sot
Gashi: Numri i të shëruarve nga coronavirusi në Prishtinë ka shkuar në 86

Prishtina

Gashi: Numri i të shëruarve nga coronavirusi në Prishtinë ka shkuar në 86

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 01:02
Bujar Gashi

18 raste të reja janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë se në këtë komunë është duke u zvogëluar numri i të infektuarve ku rrjedhimisht edhe raste të kontaktit do të ketë më pak.

Gashi thotë se gjatë ditës së djeshme në Komunën e  Prishtinës janë shëruar edhe 12 pacientë të tjerë ku numri total i të shëruarve ka shkuar në 86.

Numri i rasteve të përgjithshme me coronavirus në Prishtinë ka shkuar në 410./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat