Vërshime të shumta në fshatin Sharban të Prishtinës, Ahmeti alarmon për kujdes të shtuar

Prishtina

Vërshime të shumta në fshatin Sharban të Prishtinës, Ahmeti alarmon për kujdes të shtuar

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, në fshatin Sharban të Prishtinës janë shkaktuar disa vërshime.

Vërshimet u kanë shkaktuar disa dëme banorëve të këtij fshati, ndërsa janë dëmtuar edhe të mbjellurat bujqësore.

Banorët e këtij fshati kanë publikuar disa pamje të vërshimeve.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se sot do të ketë vërshime, teksa ka lutur qytetarët që të lajmërojnë për çfarë do urgjence.

“Sipas të dhënave të Institutit Meteorologjik dhe duke u bazuar në situaten në shtetet fqinje ju informojmë se sot në regjionin e Prishtinës do të ketë vërshime. Për çfarëdo urgjence lajmëroni në 080012233”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat