Rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese, pas reshjeve të shiut

Prishtina

Rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese, pas reshjeve të shiut

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 09:28
Ilustrim

KRU “Prishtina” përmes një njoftimi për media ka thënë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 6.53 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 9.75 metra nën kuotën maksimale.

Sipas njoftimit nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më e theksuar ka ndodhur në liqenin e Batllavës rreth 1.61 metra.

“Të nderuar konsumatorë, duke kërkuar nga ju që të vazhdoni me shpenzimin racional të ujit të pijshëm , ju njoftojmë me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, pas reshjeve të shiut javën e fundit. Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale. Nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m. T’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit!”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Përmes njoftimit, ujësjellësi ka kërkuar nga konsumatorët që të vazhdojnë me shpenzimin racional të ujit të pijshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat