Pensionohet drejtoresha e QKMF në Prishtinë, komuna i shpreh mirënjohjen për punën e bërë

Prishtina

Pensionohet drejtoresha e QKMF në Prishtinë, komuna i shpreh mirënjohjen për punën e bërë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 16:37
Shpend Ahmeti, Sadete Hadri

Doktoresha Sadete Hadri, sot e ka pasur ditën e fundit të punës. Ajo sot është përshëndetur me stafin të cilin për vite me radhë e udhëhoqi, atë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Në shenj mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin që ajo ka pasur gjatë tërë këtyre viteve, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka shprehur mirënjohjen e tij dhe tërë komunës, duke i uruar shëndet edhe për shumë vite.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Urime pensionimi doktoresha Sadete Hadri!

Të falenderojmë për kontributin si Drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, por edhe të gjithë punën e përkushtim gjatë viteve të shërbimit në shëndetin parësor.

Të dëshirojmë shëndet e gjithë të mirat edhe për shumë vite!

#prishtina ?

#shpiPRkrejt ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat