Gashi: 37 rastet pozitive në Prishtinë, rezultate të mostrave të grumbulluara në pesë ditë

Prishtina

Gashi: 37 rastet pozitive në Prishtinë, rezultate të mostrave të grumbulluara në pesë ditë

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 23:23
Bujar Gashi

Në Prishtinë sonte janë shtuar 37 raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë se këto raste kanë dalë nga testimi i 155 mostrave nga data 19 – 24 qershor.

“22 raste që kanë dalë pozitive janë testuar direkt në Klinikën Infektive pasi që mund të jenë raste që kanë pasur simptoma”, tha ai.

Gashi thotë se sot janë bërë 10 testime në QKMF dhe ditën e nesërme nuk pritet të ketë ndonjë numër të madh të infektimeve.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se tashmë janë duke u gjurmuar rastet e familjarëve të afërt dhe rastet me simptoma.

“Tashmë gjasat që të dalin rastet pozitive janë shumë më të mëdha se në të kaluarën”, tha ndër të tjera Bujar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat