Dy rrugët e mjerueshme të Prishtinës që nuk u përfunduan nga 2019, banorët në ankth

Prishtina

Dy rrugët e mjerueshme të Prishtinës që nuk u përfunduan nga 2019, banorët në ankth

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 22:17
Prishtinë

Dy rrugët në qendër të Prishtinës, “Ali Pashë Tepelena” dhe “ Arkitekt Karl Gega” ka muaj të tërë që kanë mbetur në gjendje të mjerueshme.

Ndonëse janë në fazë të përfundimit, sipas banorëve, komuna e Prishtinës ende nuk ka arritur të përfundoj tërësisht këto dy rrugë.

Banorët e kësaj ane janë shprehur të shqetësuar përmes adresës së IndeksOnline për rrezikun që po u kanoset nga pluhuri dhe makineritë e rënda që kalojnë çdo ditë andej.

Po ashtu, ata ankohen që për shkak të rrugës edhe bizneset po e kanë të vështirë operimin e rregulltë.

Sipas tyre, rruga “Ali Pashë Tepelena” dhe “ Arkitekt Karl Gega” kanë filluar të punohen që nga vitit 2019.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat