Prishtinë, sonte dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar me koronavirus

Prishtina

Prishtinë, sonte dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar me koronavirus

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 09:51
Ilustrim

Sonte do të dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar me koronavirus në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi.

“Nesër priten rezultatet e rreth 140 të testuarve tjerë”, tha ai.

E komuna e Prishtinës dje priu nga komunat tjera të Kosovës me numrin e të infektuarve nga Covid-19.

Plot 44 raste të reja janë shënuar në kryeqytet nga 96 sa dolën në nivel vendi.

Prizreni është komuna e dytë që e pason Prishtinën, por me një diferencë të madhe prej 10 rasteve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për shtim të kujdesit te qytetarët, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 48.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat