Pas rasteve të shumta, Ahmeti ka një apel për qytetarët - Bota Sot
Pas rasteve të shumta, Ahmeti ka një apel për qytetarët

Prishtina

Pas rasteve të shumta, Ahmeti ka një apel për qytetarët

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2020 Në ora: 17:50
Shpend Ahmeti

444 raste aktive me koronavirus janë në komunën e Prishtinë.

Shpend Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook, u ka bërë apel qytetarëve që zbatojnë gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Postimi në Facebook:

Qytetarë të nderuar,

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid19 në vend e në veçanti në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj.
Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19. Mbajtja e distances fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.

E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh!

#prishtina💙

#shpiPRkrejt🏡
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat