Ujësjellësi apelon të mos keqpërdoret uji i pijshëm - Bota Sot
Ujësjellësi apelon të mos keqpërdoret uji i pijshëm

Prishtina

Ujësjellësi apelon të mos keqpërdoret uji i pijshëm

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë thirrje uji i pijshëm të shpenzohet në mënyrë racionale e të mos keqpërdoret.

KRU Prishtina, ka bërë një njoftim publik ku apelon tek qytetarët gjithashtu që të mos kyçin ilegalisht rrjetin e ujit.

“Sot kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese. Që uji të arrijë edhe në pikat e larta, lusim konsumatorët që jetojnë në pika të ulëta të mos e keqpërdorin. Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veçantë nëpër fshatra”, njofton KRUP.

KRUP kërkon që uji të mos shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar dhe të kursehet sa më shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat