​Institucioni parashkollorë “Milingonat” bëhet me kënd të lodrave

Prishtina

​Institucioni parashkollorë “Milingonat” bëhet me kënd të lodrave

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:12
Shpend Ahmeti

Institucionit parashkollor “Milingonat”, në lagjen Vranjevc të Prishtinës, iu shtua këndi i lodrave për fëmijë. Kjo u bë e mundur falë investimit të kompanisë gjermane, “Teleperformance”.

Për të përuruar këtë kënd ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se ky donacion nga “Teleperformance”, ka ardhur në kohën e duhur, pasi që siç ka thënë ai fëmijët në këtë periudhë pandemie, kanë nevojë të kalojnë kohë kualitative.

Ahmeti:Ky donacion që na vjen nga “Teleperformance” është dy herë i veçantë

“Ky vit nuk është aq i lehtë, gjithçka po ndodhë në rrethane të jashtëzakonshme. Ky donacion që na vjen nga Teleperformance është dy here i veçantë, sepse në këto kushte, kur sa po kemi filluar me çerdhe, nuk është që ka edhe shumë investime sepse njerëzit po mendojnë më shumë për krizën që e kemi. Në emër të komunës së Prishtinës, ju falënderoj për këtë donacion besoj që ia keni përmirësuar kohën fëmijëve, që ta kalojnë në çerdhe me këto lodra”, ka thënë Ahmeti.

Menaxheri i kompanisë, “Teleperformance”, Dimitris Kerastaris, u shpreh i lumtur për këtë investim, deri sa bëri thirrje që të kontribuohet sa më shumë në zhvillimin e fëmijëve.

Kersastaris:Ne ndjehemi krenar kur kontribuojmë në zhvillimin e fëmijëve

“I falënderoj të gjithë të pranishmit, Teleperformanca ka kënaqësi që ka qenë pjesë e këtij investimi, me rendësi për zhvillimin e fëmijëve. Ne ndjehemi krenar kur kontribuojmë në zhvillimin e fëmijëve, njëkohësisht ne e njohim vetën si forcë e të mirës dhe Teleperformanca ka pas kënaqësi të investoj në këtë investim. Falënderoj kryetarin e Komunës Shpend Ahmentin, dhe të gjithë Kosovës për mikpritjen që na ka bërë neve si kompani”, ka thënë ai./Q.Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat