70 mjekë të Prishtinës në vetizolim

Prishtina

70 mjekë të Prishtinës në vetizolim

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:26
Prishtinë

Komunës së Prishtinës, javëve të fundit i është rritur numri i rasteve të të prekurve me virusin COVID-19.

Vetëm mbrëmë gjatë rezultateve të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bë e ditur se janë edhe 40 persona të tjerë të prekur në këtë komunë.

Numri i madh i rasteve nuk i la pa prekur edhe stafin e qendrave të mjekësisë familjare të cilat kanë në shumë raste kontaktin e parë me të prekurit.

Sami Uka, shef i mjekësisë familjare,  tha se prej 15 QMF-ve në Prishtinë janë 70 mjekë në vetizolim të gjithë të testuar. Ai tha se në mesin e tyre kanë rezultuar 11 pozitivë me COVID-19.

Në Kosovë deri sot janë 2878 persona të prekur me coronavirus prej tyre 1577 janë shëruar kurse 51 kanë vdekur.

Sipas IKSHP-së të gjithë personat e vdekur nga ky virus kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat