​Pishina e Gërmisë mbetet e mbyllur, Llapashtica thotë se i plotësuan kushtet - Bota Sot
​Pishina e Gërmisë mbetet e mbyllur, Llapashtica thotë se i plotësuan kushtet

Prishtina

​Pishina e Gërmisë mbetet e mbyllur, Llapashtica thotë se i plotësuan kushtet

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:41
​Pishina e Gërmisë

Më 1 korrik, ishte planifikuar që pishina e Gërmisë t’i hapë dyert për vizitorët. Mirëpo kjo nuk u bë e mundur, për shkak që Ministria e Shëndetësisë, ka kërkuar mirëkuptim për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, i cili e menaxhon këtë pishinë, Liridon Llapashtica, thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që të fillojnë sot, mirëpo këto të fundit u anuluan pasi që Ministria e Shëndetësisë kërkoi mirëkuptim karshi pandemisë.

Llapashtica: Kemi mirëkuptuar Ministrin e Shëndetësisë

“Jemi përgatitur, karshi rekomandimeve dhe respektimit të masave 100%, mbajtja e maskave, distanca mandej pastrimi i duarve këto të cila po kërkohen nën stop. Pse nuk u hap, thjesht unë e mirëkuptova në këtë rast që ke një deklaratë diku pas orës 3-4 pasdite prej Ministrisë së Shëndetësisë, që kërkojë prapë mirëkuptim po e quaj kështu, që të kemi mirëkuptim karshi pandemisë. Në shenj mirëkuptimi ne sot edhe pse kemi qenë gati dhe kanë ardhur mbi 40 veta staf, punonjës në pishinë që të startojnë sot. Jemi futur edhe në obligime, kjo më shumë se sa nuk po hapët pishina, muaj me thënë se është një thyerje për të gjithë ata që u dashtë me i informua punonjësit, që ne nuk mund të startojmë, për të mirëkuptuar prapë Qeverinë”, thotë ai.

Llapashtica, bëri të ditur se do t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë, derisa kërkoi nga këta të fundit që më së largu deri në vikend të hapet pishina e Gërmisë.

Llapashtica:Kërkojmë nga Qeveria që të na lejohet më së largu që deri në vikend të operojmë

“Disa institucione tjera, në kuptimin sa i përket pishinave private, e kemi parë që nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë që u tha nga 1 korriku. Prej momentit që është nxehur moti një pjesë e madhe e pishinave janë t’u operua, mandej dy liqenet akumuluese të ujit Batllava dhe Badoci që gjatë vikendit kanë qenë të frekuentuara nga qytetarët. Nuk e di pse gjithmonë te pishina e Gërmisë publike, hasim në kuptimin që mos u hapni, mirëkuptoni. Jemi të disiplinuar do t’i respektojmë të gjitha rekomandimet, mirëpo edhe ne po kërkojmë nga Qeveria që të na lejohet më së largu që deri në vikend të operojmë, sepse jemi futur në obligime”, vlerëson ai.

Ai i bëri ftesë Ministrisë së Shëndetësisë për të bërë të ditur detajet se kur do të startojë pishina e Gërmisë. Derisa thotë se klori i cili përdorët për pastrim i ujit, është vrasës për çdo virus dhe bakter.

Llapashtica:I bëjë ftesë ose kërkesë edhe Ministrisë që të na presin në takim

“I bëjë ftesë ose kërkesë edhe Ministrisë që të na presin në takim dhe të diskutojmë në detaje se kur mundemi me startua karshi rekomandimeve...Klori është një element kimik i cili në ujë përdorët për pastrim, mirëpo është vrasës për çdo virus por edhe bakterie, kjo do të thotë që në ujë nuk ka rrezik të përhapjes, është vrastarë. Jashtë ujit kemi marrë masa të mbahet distanca, qadrat i kemi vendosur në distancë 2 metra”, deklaroi ai.

Ministria e Shëndetësisë, kishte vendosur që më 1 Korrik të fillojë operimi i pishinave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat