Rreth 20 lagje të Prishtinës me të infektuar me koronavirus

Prishtina

Rreth 20 lagje të Prishtinës me të infektuar me koronavirus

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:04
Muhedin Nushi

Komuna e Prishtinës është qyteti me më së shumti të prekur me koronavirus.

Prishtina aktualisht ka 517 raste aktive me koronavirus.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka bërë të ditur se numri i të infektuarve është i shpërndarë në lagjet rurale të kryeqytetit.

Sipas tij, janë 18 lagje të Prishtinës që kanë të prekur persona me koronavirus.

“Janë afër 20 lagje, do me thënë saktësisht 18 lagje të Prishtinës deri më tash janë të prekura. Po i përmendi disa prej lagjeve. Është Arbëria ose ish-Dragodani, Kodra e Trimave, Bregu i Diellit, Dardania, Përroi i Njelmët, etj.,. do me thënë nuk ka lagje. Por atë çka duhet për ka optimizmi me e shpreh është se të gjitha lagjet janë lagje urbane do me thënë jemi, ne e kemi pasur në muajin mars një diskutim nëse mundemi me ndal përhapjen e virusit vetëm në lagjet urbane do të kishte qenë mirë në mënyrë që lagjet rurale të mos preken. Deri më tash vetëm në Barilevë e kemi një rast e që është para shërimit. Kështu që të gjitha lagjet e kryeqytetit, pjesët urbane janë të infektuara. Por prapë po them se numri është i menaxhueshëm dhe ne të gjithë personat që dalin pozitivë ditën e nesërme i kontaktojmë dhe për nevojat që kanë”, është shprehur Nushi ndër të tjerash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat