540 raste aktive me koronavirus në Prishtinë, të infektuar 12 punëtorë shëndetësorë

Prishtina

540 raste aktive me koronavirus në Prishtinë, të infektuar 12 punëtorë shëndetësorë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 23:45
Bujar Gashi

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka dhënë detaje se si qëndron kjo komunë sa i përket situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Gashi ka konfirmuar se në Prishtinë gjenden 540 raste aktive me Covid-19.

”Javën e fundit kishim një numër pak më të theksuar të rasteve në komunën tonë të cilat me rastet e sotit që ishin 36 aktive shpiejnë numrin në 540 raste aktive në kryeqytet”.

”Normalisht kjo është shifër e madhe dhe probabiliteti për të pasur raste të reja është shumë më i madh sesa në të kaluarën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat