540 raste aktive me Covid-19 dhe 161 të shëruar në komunën e Prishtinës - Bota Sot
540 raste aktive me Covid-19 dhe 161 të shëruar në komunën e Prishtinës

Prishtina

540 raste aktive me Covid-19 dhe 161 të shëruar në komunën e Prishtinës

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Ditëve të fundit vërehet një shtim i numrit të të infektuarve në Kosovë.

Raste të shumta ka edhe në komunën e Prishtinës.

Klan Kosova ka kontaktuar me drejtorin e Shëndetësisë Bujar Gashin.

Gashi tha se në kryeqytet janë 540 raste aktive me Covid-19.

Ai tregoi se deri më tani janë shëruar 161 persona.

I pari i Shëndetësisë në Prishtinë foli edhe për kërkesat për ta bërë testimin për koronavirus.

Gashi tha se mesatarisht janë 100 deri në 110 kërkesa për testim brenda ditës.

Ai shtoi se brenda komunës së Prishtinës janë 12 punëtorë shëndetësor, ndërsa për stafin e komunal tha se nuk ka informacione se nëse dikush nga ata është i prekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat