Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës mund të fillojë me telashe

Prishtina

Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës mund të fillojë me telashe

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 09:35
Foto Ilustrim

Për shkak të shtyrjes së provimit të maturës, telashet sa i përket fillimit të vitit të ri akademik në muajin tetor janë të mëdha.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet, mirëpo për shkak të afateve ligjore qofshin ato të provimit pranues të regjistrimit dhe ankesave, Universiteti i Prishtinës ka ofruar vetëm 150 programe studimore.

“Pas rrjedhave që janë duke u zhvilluar për shkak të shtyrjes së provimit të maturës shihet se do të kemi probleme që ta fillojmë vitin akademik në kohën e duhur. Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet që në këtë pak kohë që na ka mbetur t’i përfundojmë detyrat tona, mirëpo për shkak të afateve ligjore qofshin të provimit pranues të regjistrimit, të ankesave dhe dy afateve të provimeve dhe programeve studimore që i kemi Universiteti i Prishtinës ofron vetëm 150 programe studimore”, shtoi Dema për EO.

Mes tjerash, Dema theksoi se sa i përket regjistrimit të studentëve, kjo do të jetë një sfidë e madhe sepse duhet të kryhen të gjitha procedurat me kohë.

“Në takimet tona kemi insistuar që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë dhe të kryhen detyrat me kohë për aq sa kohë kemi  pasur mundësi të ndihmojmë, mirëpo prapë ne si Universitet gjatë këtij mandati nuk kemi ndërhyrë në organet e tjera”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat