Banorët e Prishtinës në hall me kompanitë ndërtuese, Inspektoriati në gjumë - Bota Sot
Banorët e Prishtinës në hall me kompanitë ndërtuese, Inspektoriati në gjumë

Prishtina

Banorët e Prishtinës në hall me kompanitë ndërtuese, Inspektoriati në gjumë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:39
Prishtinë

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, po vazhdon të jetë në hall të madh shkaku i kompanive të papërgjegjshme të ndërtimit.

Pavarësisht që në ditët e vikendit, në shumicën e kryeqyteteve europiane ditët e vikendit shfrytëzohen për pushim, një gjë e tillë nuk ndodh në Prishtinë.

Në secilën rrugë që nga orët e mëngjesit shihen kamion që bartin materiale të rënda ndërtimore dhe duke shkaktuar zhurma të mëdha, ndërsa duket se Inspektoriati i Komunës këto ditë po i kalon në gjumë.

Duke mos mjaftuar kjo, ato po vazhdojnë t'i ndotin dhe t'i shkaktojnë dëme të konsiderushme rrugëve publike në kryqytet.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, në disa lagje të Prishtinës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat