​Sonte nis zbatimi i masave të reja të Qeverisë, nuk përjashtohen gjobat

Prishtina

​Sonte nis zbatimi i masave të reja të Qeverisë, nuk përjashtohen gjobat

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 18:16
Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do të nisë me zbatimin e masave të reja antiCOVID-19, në kohën kur vendi po përballet me një shtim të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Prishtina është komuna që prin me më së shumti raste në nivel vendi, ku aktualisht janë 654 raste aktive.

Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, ka thënë se nga sonte inspektorët komunalë do të jenë në krye të detyrës për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave.

“Gjoba nuk është qëllim në vete, por po bëhet mjet i domosdoshëm. Andaj, ju lutem, respektoni masat! Kujdesuni për veten dhe për të tjerët rreth jush”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat