​Në Prishtinë nuk zbatohen masat e reja antiCOVID-19 - Bota Sot
​Në Prishtinë nuk zbatohen masat e reja antiCOVID-19

Prishtina

​Në Prishtinë nuk zbatohen masat e reja antiCOVID-19

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 23:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sonte në ora 21.00 ka hyrë në fuqi masa e kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në komunat në të cilat ka numër më të madh të të prekurve me koronavirus.

Si pjesë e masave të reja qeveritare në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19 është edhe mbyllja e gastronomisë nga ora 21.00 deri në ora 5 të mëngjesit.

Sonte në kryeqytet ka nisur aksioni i policisë dhe inspektoratit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të reja antiCOVID-19, pasi një pjesë e kafitereve në Prishtinë nuk po i respektojnë masat e reja dhe vazhdojnë të qëndrojnë të hapura edhe pas orës 21.00, gjë të cilën e dëshmojnë më së miri disa fotografi të dërguara për media nga ana e lexuesve.

Prishtina është në mesin e katër komunave në të cilat është kufizuar lëvizja e qytetarëve, për shkak të numrit të lartë të të prekurve me koronavirus.

Prizreni, Gjilani dhe Vushtrria janë edhe tri komunat e tjera për të cilat vlen e njëjta masë.

Derisa mbyllja e gastronomisë vlen për të njëjtën periudhë kohore, nga ora 21.00 deri në 5.00, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat