Prishtina ‘fiks’ me 900 raste

Prishtina

Prishtina ‘fiks’ me 900 raste

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 07:06
Ilustrim

Kryeqyteti prej mbreme është nën masa të reja të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

Prishtinasit nga ora 21.00 deri në 5 të mëngjesit nuk mund të lëvizin si pjesë e masave të reja shtrënguese antiCOVID-19.

E në 24 orët e fundit në Prishtinë janë konfirmuar edhe 102 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu bilancin në gjithsej 900.

Prishtina, Vushtrria, Prizreni dhe Gjilani janë komunat për të cilat vlen masa e re e ndalimit të qarkullimit.

Ndërsa sonte rastet me koronavirus janë nga këtë komuna: “Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 102 raste, komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat