​Grantë për përkrahjen e bizneseve të vogla në Prishtinë

Prishtina

​Grantë për përkrahjen e bizneseve të vogla në Prishtinë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 21:28
Ilustrim

Komuna e Prishtinës është partnere me organizatën Help-Hilfe zur Selbsthilfe në Kosovë në projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane.

Sipas komunës, nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo të zhvillojnë bizneset e tyre.

“Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000 euro kombinuar me trajnime profesionale e mbikqyrje për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat