​Së shpejti nisin procedurat për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për rajonin e Prishtinës

Prishtina

​Së shpejti nisin procedurat për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për rajonin e Prishtinës

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 22:18
Pamje nga takimi

Udhëheqësit e “KRU Prishtina” mbajtën takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, ku temë kryesore e takimit ishte çështja e fillimit të procedurave për lansimin e projektit për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura për qytetin e Prishtinës me rrethinë.

Sipas komunikatës së “KRU Prishtinës” në këtë takim tejet të rëndësishëm, u diskutuan edhe tema të tjera për projektet infrastrukturore në veçanti për rrjetat e ujit dhe ujërave të ndotura që po ndërtohen me donatorë të ndryshëm në zonën e shërbimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina.

Përgjatë diskutimeve kishte dakordim që të përshpejtohen dhe avansohen tutje procedurat që mundësojnë lansimin e procedurës tenderuese për parakualifikim për shërbimet konsulente rreth projektit më madhor në fushën e trajtimit të ujërave të ndotura.

Takime të tjera, do vazhdojnë edhe më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat