Kryeqyteti shumë shpejt me kamera të sigurisë dhe të kundërvajtjes në trafik - Bota Sot
Kryeqyteti shumë shpejt me kamera të sigurisë dhe të kundërvajtjes në trafik

Prishtina

Kryeqyteti shumë shpejt me kamera të sigurisë dhe të kundërvajtjes në trafik

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 08:56
Muhedin Nushi

Komuna e Prishtinës gjatë këtij muaji do të nënshkruajë marrëveshjen për vendosjen e kamerave të sigurisë dhe të kundërvajtjes në trafik. Derisa implementimi pritet të funksionalizohet në nëntor të këtij viti.

Investimet e këtij projekti do të bëhen nga ana e operatorit ekonomik, kurse pas një viti, komuna e Prishtinës do t’i paguajë kompanisë përqindjen në bazë të dënimeve të inkasuara.

Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili thotë për KosovaPress, se janë në përfundim të nënshkrimit të kësaj marrëveshje dhe se shumë shpejtë fillon implementimi.

Nushi: Ky projekt do të funksionalizohet në nëntor

“Ky projekte për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet por jo vetëm të sigurisë por edhe të kundërvajtjes në trafik nuk është projekt i ri, është projekt për të cilin kemi negociuar me vite dhe besoj që këtë vit tash më jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes jo me atë kompaninë e parë që i patëm filluar bisedat që për arsye të kushteve jo të volitshme financiare të cilat ajo kompani patë ofruar por që tash me një kompani po ashtu me renome botërore jemi në përfundim të kësaj marrëveshje dhe besoj që marrëveshja do të nënshkruhet ose këtë muaj ose muajin e ardhshëm dhe menjëherë fillon implementimi i projektit, i cili duhet të funksionalizohet në nëntor eventualisht në fillim të Dhjetorit të këtij viti”, thotë Nushi.

Nushi ka theksuar se ky projekt përbëhet nga katër komponentë.

Nushi: Ky projekt, përbëhet nga 4 komponentë

“Ky projekt përbëhet nga 4 komponentë, komponentë e parë është vendosja e kamerave statike në pikat kyçe , mandej e kemi pozicionin numër dy që janë kamerat mobile të cilat vendosën në automjetet e policisë dhe nuk do të ketë kontakt të drejtë për drejtë për çfarë do lloj shkelje në trafik do të evidentohet përmes tabletit..... Pozicioni i tretë është risi, jo vetëm për Prishtinën por edhe për regjionin e Ballkanit perëndimorë, vendosjen e kamerave me qëllim të kontrollimit të trafikut dhe sigurisë në komunikacion nëpër biçikleta të njësitit policorë...Pozicioni i katërt hyrjet në qytet do të ingjizohen nga të katër anët dhe çdo automjet i pa regjistruar ose që nuk e ka paguar taksën për hyrje në qytet do të dënohet”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se në bazë të dënimeve të inkasuara, komuna e Prishtinës do të paguajë çdo vit kompaninë.

Nushi: Çdo vit do t’i paguajmë kompanisë përqindjen në bazë të dënimeve të inkasuara

“Leverdia më e madhe e Prishtinës është që nuk do të investon asnjë centë, projekti fillon së implementuari dhe funksionalizohet pa asnjë investim të komunës së Prishtinës. Investimet mbesin nga ana e operatorit ekonomik i cili do ta implementojë projektin dhe pas një viti pastaj fillojmë me pagesën ose ato këste, e kemi si njëfare lloj aranzhmani të cilin ne e kemi kërkuar që pastaj çdo vit do t’i paguajmë kompanisë përqindjen në bazë të dënimeve të inkasuara jo të shqiptuara”, thotë ai.

Ai u shpreh i bindur se ky projekt do të ketë ndikim në sigurinë e trafikut, derisa ka theksuar se do të jetë një ndihmesë për policisë dhe prokurorinë e shtetit.

Nushi: Kjo do të jetë një ndihmës për Policin dhe Prokurorin

“Pas një ose dy muajve do të ketë ndikim jashtëzakonisht të madhe në sigurinë e trafikut dhe do të disiplinohet vozitësit e automjeteve dhe qytetarët...Besoj që kjo do të jetë një ndihmës jashtëzakonisht e madhe edhe për Policin e Kosovës dhe për Prokurorin e shtetit”, thotë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat