Ahmeti thotë se rritja e numrit të rasteve me Covid-19 është shqetësuese

Prishtina

Ahmeti thotë se rritja e numrit të rasteve me Covid-19 është shqetësuese

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:09
Foto

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me Covid-19 janë vazhdimisht në rritje dhe kjo është shqetësuese.

Sipas tij, mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm”.

Postimi në Facebook:

Mirëdita Prishtinë,

Përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe shqetësuese!

Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Falenderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikqyrjen e zbatimt të këtyre masave.

Vazhdoni t'i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!

#prishtina ?
#shpiPRkrejt ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat