Nesër asfaltohet rruga “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania

Prishtina

Nesër asfaltohet rruga “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 01:09
Selim Pacolli

Punimet në rrugët e kryeqytetit janë duke vazhduar tash e një kohë.

Mirëpo rruga “Ilaz Kodra” në lagjen Dardania është drejtë përfundimit të punimeve, kjo pasi nesër i bëhet asfaltimi.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve nese gjatë kësaj kohe dhe nesër do të kenë vështirësi në komunikacion.

“Punimet janë drejt përfundimit pasi nesër do të asfaltohet rruga që përshkon lagjen Dardania rreth e rrotull, asfaltimi fillon nga bulevardi “Bill Clinton” deri tek objekti i Elektro Kosovës dhe rrugët anësore nëpër lagje”.

“Kjo rrugë do të bëhet me shtigjet për biçikleta, këndin për mbeturina – do të bëhet lagjja më e bukur e Prishtinës që do të përcillet si shembull edhe për lagjet tjera”.

Pacolli foli edhe për rrugët tjera që u janë nënshtruar ndërhyrjeve infrastrukturore.

“Gjatë javës do të asfaltohet rruga “Gazmend Zajmi” dhe një rrugë tjetër që është vazhdimësi e saj dhe mund të them se janë në përfundim e sipër pasi edhe instalimet nëntokësore janë përfunduar”.

“Brenda muajit do të përfundojnë të gjitha rrugët që janë në punim e sipër”, deklaroi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat