Dugolli zgjedhet kryesues i Senatit të Universitetit të Prishtinës

Prishtina

Dugolli zgjedhet kryesues i Senatit të Universitetit të Prishtinës

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 07:37
Bujar Dugolli

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili përbëhet nga dekanët, senatorët e njësive akademike, senatorët studentë dhe ata nga administrata e UP-së, kanë votuar për kryesues të Senatit të Universitetit të Prishtinës, profesori Bujar Dugolli.

"Kjo mbështetje është mirënjohje për kontributin dhe angazhimin që e kemi pasur në vazhdimësi për të mirën e Universitetit tash e 21 vite më parë”, ka shkruar Dugolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar miq,

Sot, organi më i lartë akademik i Universitetit të Prishtinës, Senati i Universitetit, i cili përbëhet nga dekanët, senatorët e njësive akademike, senatoret student dhe ata nga administrata e UP-së, më kanë votuar për kryesues të Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Me këtë rast, dua t’i falenderoj të gjithë ata që edhe kësaj here më përkrahën duke më votuar. Kjo mbështetje është mirënjohje për kontributin dhe angazhimin që e kemi pasur në vazhdimësi për të mirën e Universitetit tash e 21 vite më parë!

Në vend të falenderimit për secilin prej jush të nderuar senatorë, dua të shërbehem me një thënie të Michael P. Watson e cila thotë: ‘’Njerëzit e fuqishëm nuk i gjuajnë njerëzit poshtë, por i lartësojnë ata’’, prandaj mbështetja juaj të nderuar senatorë të UP-së, për këtë mandat, edhe pse është i përkohshëm, është mirënjohja më e madhe, kur dihet se kjo mbeshtetje vjen nga intelegjenca e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat