Prishtina rekord me të infektuar me coronavirus, Ahmeti jep tender mbi 100 mijë euro - Bota Sot
Prishtina rekord me të infektuar me coronavirus, Ahmeti jep tender mbi 100 mijë euro

Prishtina

Prishtina rekord me të infektuar me coronavirus, Ahmeti jep tender mbi 100 mijë euro

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ka nënshkruar dy kontrata përgjatë këtyre ditëve, e që të njejtat kanë të bëjnë me covid-19.

Këtë herë, komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti ka finalizuar një kontratë që ka të bëjë me “Furnizim emergjent me reagensa serologjik për Covid-19”.

Fillimisht, vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 120 mijë euro, dhe se furnizimi është dashur të përfundojë brenda 7 ditëve.

Një tender i është dhënë operatorit ekonomik “Biotek Kosovo” L.L.C, dhe është paguar për 55 mijë e 600 euro.

Image

Tutje, një tjetër kontratë është finalizuar edhe me N.T.SH “Made- Kos”, dhe vlera e përgjithshme e saj është 59 mijë e 100 euro.

Image

 

Vlen të përmendim faktin se ditëve të fundit dukshëm është shtuar numri i të infektuarve me Covid19, dhe se kryeqyteti prinë për nga numri i të infektuarve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat