Prishtinë: Policia e Kosovës kap 20 kilogramë marihuanë, arrestohen pesë persona

Prishtina

Prishtinë: Policia e Kosovës kap 20 kilogramë marihuanë, arrestohen pesë persona

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 11:11
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës dje ka arrestuar pesë persona në Prishtinë.

Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “Blerja , posedimi ,shitja ose shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”.

Gjatë hetimeve intensive dymujore Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar një aksion policor në kryeqytet me ç’rast ka ndaluar tre vetura, ku janë hasur personat me incialet:

B.D, A.D, A.Sh, A.B dhe R.I.

Image
 
“Gjatë realizimit të kontrollimit të personave dhe veturave të dyshuara, në një nga veturat e ndaluara është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit “Marihuanë” me peshë të përgjithshme prej 13kg e 800gram, së bashku me mbështjellës. Në lidhje me rastin, pas konsultimit me prokurorin kompetent, me urdhër të tij është realizuar edhe një kontroll i lokacioneve të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar për fshehje të substancave narkotike”, njofton Policia e Kosovës.
 
Image

Gjatë realizimit të këtij kontrolli tek të dyshuarit janë gjetur:

· 5 paketime me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme prej 6 kilogramë e 206 gram.

· Tre peshore elektronike;

· Qese për paketim të substancës narkotike;

· Folje alumini;

· Një palë doreza;

· Një armë zjarri;

· Një karikator;

· Tre fishekë;

· 11 paktime dhe një cigare të mbushura me substancë të llojit Marihuanë me peshë 25.1gram;

· 7 mijë e 540 euro.

Sipas policisë pesha e përgjithshme e substancës narkotike të kapur është 20 kilogramë e 31.1 gram.

“Pesha e përgjithshme e sasisë së konfiskuar të substancës narkotike arrinë në 20kg e 31.1gram,
ndërsa përveq gjësendeve të cekura më lartë, poashtu është bërë edhe konsifkimi i pesë telefonave
celularë dhe tri veturave të përfshira në rast si prova materiale që ndërlidhen me rastin”.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të tyre dhe me vendim të prokurorit të njëjtit
janë dërguar në qendër të mbajtjes”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat