Nesër, ditë e hënë dë të bëhet dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se kjo sëhtë faza e katërt dhe i‘u bënë thirrje të gjithë qytetarëve, t’i mbani dritaret e mbyllura dhe kufizoni daljet së paku për një orë.
Postimi në Facebook:
Nesër, e Hënë, 20 Korrik në ora 19:30 fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Bashkëveprimi me qytetarët në këtë proces është i rëndësishëm. Andaj, ju lusim që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbani dritaret e mbyllura dhe kufizoni daljet së paku për një orë.
Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Natën e mirë për sonte!
#prishtina?
#shpiPRkrejt?