Shi dhe erë e fortë në Prishtinë, rrëzohen edhe lisat

Prishtina

Shi dhe erë e fortë në Prishtinë, rrëzohen edhe lisat

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 20:01
Prishtinë

Shiu dhe erërat e forta pasditen e sotme shkaktuan disa dëme në Prishtinë.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje te qytetarët për kujdes të shtuar pas përkeqësimit të motit dhe ka njoftuar se ekipet janë duke sanuar dëmet.

“Kemi dëme në qytet nga erërat e fortë. Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe për çdo emergjencë të thërrasin në Komunë në 080012233. Ekipet janë në terren për sanim!”.

Uji shkaktoi dëme te një pjesë e qytetit afër Xhamisë së Llapit, ndërsa era rrëzoi disa lisa dhe shtylla elektrike.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat