Shpend Ahmeti jep informacione rreth testimit për Covid-19 në Prishtinë

Prishtina

Shpend Ahmeti jep informacione rreth testimit për Covid-19 në Prishtinë

Nga: E.B Më: 25 korrik 2020 Në ora: 14:50
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se kanë arritur kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë.

Ahmeti ka shkruar se gjysa e testimeve është për pacientë me simptoma dhe gjysma tjetër për punëtorët shëndetësor, shkruan “Bota Sot”.

Gjithashtu, Ahmeti ka treguar se janë në përgatitje të protokoleve për dy hulumtime.

Postimi i plotë:

Këto ditë kemi arrit kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë, ku gjysma është testim i pacientëve me simptome ndërsa gjysma tjetër e punëtorëve tonë shëndetësor dhe punëtorëve të komunës që kanë punë me palë e janë staf esencial.

Po ashtu jemi në përgatitje të protokoleve për dy hulumtime, një të imunitetit të personave të prekur nga Covid e tjetra e prevalencës.  Për to duhet të kemi aprovimin e Komitetit Etik të Odës së Mjekëve.  Jemi në koordinim edhe me studiues ndërkombëtar.

Nga ditët e para na dalin edhe disa informata interesante por që nuk mund të merren si statistika të qëndrueshme.

Testi PCR edhe më tutje mbetet testi më i sigurtë i dëshmisë që e ekeni virusin e ai bëhet në IKSHP.

Psh dje nga 60 pacientë me simptome, 21 kanë rezultuar me anti trupa, pra ose që janë në javën e dytë të infeksionet ose që e kanë kaluar.

Nga 43 punëtorë të mjekësisë familjare në Prishtinë, vetëm 2 kanë rezultuar me antitrupa. (P simptome dhe nuk e kanë ditur që e kanë pas)

Nga 28 punëtorë të një drejtorie, vetëm 1 ka rezultuar me antitrupa.

Të gjithë janë rekomanduar në vetëizolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat