Nesër ose pasnesër rishqyrtohet orari i lëvizjes, hapja e çerdheve dhe situata me gastronominë

Prishtina

Nesër ose pasnesër rishqyrtohet orari i lëvizjes, hapja e çerdheve dhe situata me gastronominë

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:43
Ilustrim

Qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë masat kundër përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që pati kryeministri Hoti me Komitetin për Koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19.

Ndër masat që do të rivlerësohen, siç kanë bërë të ditur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të cilët ishin të pranishëm në këtë takim, do të jenë lëvizja e qytetarëve dhe orari, çerdhet dhe gastronomia.

Njoftimi i plotë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës:

PAS KËRKESËS SË AKK-së, QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DO TË RI-SHQYRTOJË MASAT NDAJ COVID 19

Në takimin e sotëm të Komitetit për kordinimin dhe vlerësim të situatës emergjente me Corona Virus- covid 19, Asociacioni i Komunave të Kosovës, si përfaqësues i autoriteteve lokale në Republikën e Kosovës, anëtar i këtij mekanizmi, paraqiti shetësimet e komunave të Republikës së Kosovës sa i përket zbatimit dhe efekteve të këtyre masave në komunat e Kosovës. Takimi u kryesua nga z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë dhe në të cilin takim ishtë prezent edhe z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Propozimet në emër të komunave të Republikës së Kosovës u prezantuan nga z. Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i AKK-së, dhe të cilat popozime kishin të bëjnë me;

Sfidat në sektorit e gastronomisë

Ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të Kosovës në të cilat
komuna ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve

Çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre.

Sfidat në zbatimin e rekomandimit të fundit të IKSHP që mjekët familjar në
QKMF të bëjnë diagnostifikimin e pacientëve me COVID 19 pa testim e që
quhet diagnozë klinike.

Takimi ishte shumë konstruktiv ku z. Avdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës përveç që vlersësoi lartë punën e komunave dhe kryetarëve të komunave në parandalimin e përhapjes së COVID 19, së bashku me z. Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë premtuan që në periudhën sa më të shpejt të mundur kërkesat e komunave sa i përket masave të parapara me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 05 korrik 2020 dhe bazuar në kërkesat e komunave do të ri-shikohen. Ishte dakordim i përbashkët që përveç shëndetit publik, prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i komunave është edhe shëndeti ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat