Telat e rrymës rrezikojnë banorët në lagjet e Prishtinës

Prishtina

Telat e rrymës rrezikojnë banorët në lagjet e Prishtinës

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 22:41
Ilustrim

E në lagje të ndryshme të Prishtinës, ende nuk është bërë një zgjidhje për kabllot e shumta elektrike. Në lagjen Mat ky problem është më i theksuar. Derisa banorët e kësaj pjese të qytetit ankohen se kabllot janë afër sipërfaqes së tokës, nga KEDS thonë se nuk paraqesin rrezik. Banorët ankohen se kabllot janë shumë afër sipërfaqes së tokës, KEDS thonë se nuk ka rrezik

Ani pse përçojnë rrymë dhe mund të paraqesin rrezik, gjendja e këtyre kabllove nuk është aspak e mirë.

Pos kësaj, ato janë shumë afër me sipërfaqen e tokës.

Kjo gjendje po shqetëson banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet të cilët thonë se me një rrezik të tillë përballen tash e disa vite.

Pos gjendjes së këtyre kabllove banorët thonë se ka edhe shtylla elektrike të panevojshme, për çka fajësojnë komunën.

Por nga komuna e Prishtinës thonë se as kabllot e as shtyllat nuk janë të vendosura nga ky institucion.

E Kompania e Distribuimit dhe Furnizimit me Energji Elektrike, KEDS, i konsiderojnë të parrezikshme këto kabllo të rrymës dhe se tensioni i lartë është i vendosur në kabllot nëntokësore.

Përkundër ankesave të banorëve, zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala thotë kjo gjendje nuk mund të sanohet gjatë kësaj kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat