Shpend Ahmeti “ashpërson” luftën kundër COVID-19, dhe atë nga “Nazar Beach”, plazhi i miliarderit Saimir Mane

Prishtina

Shpend Ahmeti “ashpërson” luftën kundër COVID-19, dhe atë nga “Nazar Beach”, plazhi i miliarderit Saimir Mane

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 23:38
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ishte shumë “aktiv” në Facebook në luftën kundër COVID- 19, “betejën” e ka vazhduar edhe nga plazhet e Shqipërisë.

Ai sot ka qëndruar në plazhet shqiptare, më saktësisht në “Nazar Beach” në Dhërmi, plazh ky ekzkluziv i miliarderit Saimir Mane.

Media ka siguruar një fotografi të Shpend Ahmetit, që është publikuar në rrjetet sociale, e siç duket i pari i kryeqytetit kosovar po i kalon pushimet atje.

Image

Shpend Ahmeti që nga rasti i parë i paraqitur me koronavirus në Kosovë, ka qenë shumë aktiv me ide se si të fitohet lufta ndaj koronavirusit.

Ndërkohë, edhe sot Kosova ka shënuar një rekord të ri.

Pët 24 orë, sipas IKSHP-së kanë rezultuar 220 raste pozitive, derisa 8 persona kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat