Ahmeti: Sot janë testuar 103 persona me testin serologjik, 50 nga ta punëtorë shëndetësor

Prishtina

Ahmeti: Sot janë testuar 103 persona me testin serologjik, 50 nga ta punëtorë shëndetësor

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 18:34
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot në kryeqytet janë testuar 103 persona me testin serologjik.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ahmeti tregon se 53 nga ta janë me simptome, në mesin e tyre 50 punonjës shëndetësorë.

Postimi i plotë: 

Sot, në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik, pra detektimin e antitrupave.

Edhe më tutje testimi PCR me strishë e që bëhet në IKSHP është testi më i sigurt për të dëshmuar se a keni virusin tani apo jo.

53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin)

35 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 7 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 2 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)

15 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 2 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 0 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin)

103 testime
17 me antitrupa IGM (qe shfaqen ne javen e dyte)
12 me antitrupa IGG

P.S. bashkangjitur eshte nje grafikon qe shpjegon shfaqjen e antitrupave (proteinave) IGG dhe IGM

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat