Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në rrjete sociale ka reaguar për qentë endacak në Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se komuna e Prishtinës ka shpenzuar më së shumti në trajnimin e kafshëve, gjithashtu ka thënë se e lehtë është të shkruash ligj në letër, por të mos e praktikosh, shkruan “Bota Sot”.
Ai ka shtuar se kohë më parë janë ndarë 1.3 milon euro nga Niveli Qëndror, por nuk është I informuar se çfarë ka ndodhur me ato para.
Postimi i plotë:
Ka më shumë se tre vite që kam dërgu shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror per qentë endacak. Në mes tjerash kam kërkuar strategji nacionale për këtë çeshtje.
Komuna e Prishtinës është komuna që ka shpenzuar më së shumti në trajtim, dhe komuna që ka respektuar në përpikmëri Ligjin për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve. Lehtë është me kalu Ligj në letër evropian e mandej mos me u marr me këtë punë.
Cfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?
Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km kërkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim.
E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë.
Ne po bëjmë strehimore, dhe po trajtojmë qentë e po i kthejmë në rrugë. Edhe po i ushqejmë që mos të jenë agresiv.
Por kjo nuk mund të bëhet vetëm në Prishtinë edhe vetëm nga Prishtina. Kësaj radhe është kafshim e lëndim, po herën tjetër? Mandej kalojmë në esktremin tjetër.