Ahmeti tregon në cilat lagje do të ndërtohen shkolla të reja

Prishtina

Ahmeti tregon në cilat lagje do të ndërtohen shkolla të reja

Nga: E.B Më: 28 korrik 2020 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar rreth shkollave të reja që pritet të ndërtohen në disa lagje të Prishtinës.

Ahmeti ka lajmëruar se ka dalur njoftimi për fillimin e procedurave të tenderimit për tri shkolla, shkruan “Bota Sot”.

Këto shkolla planifikon të ndërtohen në Mat, Sofali dhe në Veternik, kurse kryetari ka treguar se pas vlerësimit mjedisor do të ndërtohet një shkollë edhe në Arbëri.

Postimi i plotë:

Dje ka dal njoftimi për fillimin e procedurave të tenderimit për tri shkolla të reja në Prishtinë, në Mat, Sofali e Veternik (afër Lagjes Qendresa). E pas një vlerësimi mjedisor së shpejti edhe për shkollen e katërt në Arbëri afër Komunes se Re.

Këto katër shkolla po bëhen në bashkëpunim me IFC (Banka Botërore) dhe për herë të parë në Kosovë me metoden PFI (Private Finance Initiative).   Shkollat janë dizajnuar nga një Kompania Italiano Kolombiane e përzgjedhur nga Bank Botërore dhe do të jene ndër shkollat më moderne në Kosovë.

Faza e parë e tenderimit është parakualifikimi ku pastaj kompanitë që i kalojnë kushtet do të ftohen për të ofertuar.

Me këtë e kompletojmë rrjetin primar të shkollave!

#prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat