Ja nga cilat zona janë të infektuarit e fundit me Covid-19 në Prishtinë

Prishtina

Ja nga cilat zona janë të infektuarit e fundit me Covid-19 në Prishtinë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 17:59
Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.

Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 53 raste të reja.

Rastet sipas vendbanimeve janë: 49 nga Prishtina dhe nga një rast nga fshatrat Makoc, Llukar, Hajvali dhe Rimanishtë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në nivel vendi u raportua se 16 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat