Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive.
Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 82 raste të reja.
Rastet sipas vendbanimeve janë: 75 nga Prishtina, dy raste nga fshatrat Barilevë dhe Hajvali, ndërsa nga një rast në Bardhosh, Kolovicë dhe Makoc.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në nivel vendi u raportua se 15 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.