Rrufetë sonte japin shfaqje mahnitëse në qiellin e Prishtinës

Prishtina

Rrufetë sonte japin shfaqje mahnitëse në qiellin e Prishtinës

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 21:28
Shfaqje mahnitëse në qiellin e Prishtinës

Sot gjatë pjesës së parë të ditës në Kosovë mbretëroi mot i nxehtë me temperatura të larta.

Ndërkohë gjatë pasdites pati reshje, e ku si zakonisht, pas temperaturave të nxehta, reshjet shoqërohen edhe me breshër.

Gjatë motit të ligë që mbretëroi gjatë pasdites, Prishtina Weather shkruan në Facebook se gjatë reshjeve, sot mbrëmja shfaqi spektakël të rrufeve në qiellin e Prishtinës.

Gjithashtu në disa fshatra të Drenasit, u raportua për dëme që ka shkaktuar breshëri.

Më poshtë gjeni fotografi të postuara nga Prishtina Weather.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat