​Reagon Ahmeti: Çerdhet private nuk hapen e mbyllen nga komunat

Prishtina

​Reagon Ahmeti: Çerdhet private nuk hapen e mbyllen nga komunat

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 17:21
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas protestës së Asociacionit të institucioneve parashkollore private, të cilët akuzohen Komunën se nuk po i lejon të punojnë.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se çerdhet private nuk licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikëqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat.

Në këtë kohë pandemie Ahmeti thotë se është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit funksionimi apo mosfunksionimi i tyre, por assesi e komunave.

Ky është statusi i tij i plotë:

Te nderuar prindër, edukatore e udhëheqës të institucioneve publike e private parashkollore.

Disa sqarime në lidhje me çerdhet në komunën tone

1. Çerdhet private NUK licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikëqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat. Meqenëse kjo kompetencë është mbajt në ministri të Arsimit. Pra një çerdhe private kur hapet, regjistrohet si biznes ne ARBK – nivel qendror, aplikojnë për licencë në Ministri të Arsimit dhe gjatë funksionimit nuk I raportojnë komunës, nuk mbikqyren si institucion dhe në fakt edhe zyrtarisht nuk kemi lista të tyre.

Si të tilla, ato nuk mund të mbyllen nga Komuna. Në qoftë se Ministria vlerëson se janë jashtë standardeve, ato mbyllen nga Inspektorati I Minsitrisë. Në qoftë se ndalohen për shkak të pandemisë ato vendime sikurse edhe cdo vendim tjetër merret nga MInistria e Shëdnetësisë, pas rekomandimit nga IKSHP. Për funksionimin e tyre tani ka protokol nga IKSHP dhe atë mund ta përdorin çerdhet private. Në qoftë se ka problem me funksionimin e tyre ,vendimet I merr MASHT e në qoftë se ka problem pandemie atë vendim e merr Ministria e Shëndetësisë. Prindërit e fëmijëve në ato çerdhe bashkë me udhëheqësit e edukatoret e marrin pëgjegjësinë për mbrojtjen nga COVID duke përdor udhëzuesin që e ka IKSHP.

2. Çerdhet publike dhe ato me baze në komunitet do të hapen me 10 gusht (me përjashtime sipas rrethanave) me protokolin e vecantë të hartuar nga Komuna

a. Çdo prind duhet të raportojë për gjendjen në familje, për anëtarë të familjes të testuar, me dyshime dhe të testuar. Fëmijët me temperaturë nuk do të lejohen në cerdhe. Ata që shkelin këto rregulla do të çregjistrohen nga çerdhja.

b. Skenaret e veçanta për raste të konfirmuara positive prej mbylljes së klases e deri te mbyllja e çerdhes

c. Edukatoret e klasëve do të ndahen dhe do të qëndrojnë në klasë të veta pa kontakte me klaset e tjera. Ushqimi do të shërbehet nëpër klasa e jo në kantinen e përbashkët

d. Çerdhet do të dezinfektohen para hapjes dhe po ashtu edukatoret e cerdheve do të testohen me testet serologjike për të izoluar rastet që mund të jenë positive me virus.

Për të gjitha këto çerdhet do ti marrin detajet, ndërsa prindërit do të informohen nga çerdhja e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat