​Prishtina vazhdon të prijë me të infektuar nga COVID-19 - Bota Sot
​Prishtina vazhdon të prijë me të infektuar nga COVID-19

Prishtina

​Prishtina vazhdon të prijë me të infektuar nga COVID-19

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Edhe 225 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona, 201 janë shëruar, ndërsa shkak i kësaj kanë vdekur 13 persona.

Më së shumti persona të infektuar janë shënuar në Komunën e Prishtinës me 93 raste, më pas 16 raste në Mitrovicë, Gjakova dhe Gjilani kanë nga 14 raste me infektim, ndërsa më me nga një rast është komuna e Kamenicës, Kaçanik, Klinë e Novobërdë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 225 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 93 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë”, ka njoftuar IKSHP-kë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat