“Liqeni” i Prishtinës në rrugët e lagjes Pejton - Bota Sot
“Liqeni” i Prishtinës në rrugët e lagjes Pejton

Prishtina

“Liqeni” i Prishtinës në rrugët e lagjes Pejton

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 13:54
“Liqeni” i Prishtinës

Në disa nga rrugët e kryeqytetit ka disa muaj që ka nis riasfaltimi. E ka edhe të atilla që është vështirësuar kalimi për shkak të reshjeve të fundit.

Disa nga rrugët janë edhe mjaftë të frekuentuara siç janë rrugët “Nazmi Mustafa” dhe “Lorenc Antoni”, në Pejton, në të cilat janë parë mjaftë shumë vetura duke hasur në gropa të mbushura me ujë.

Prishja e këtyre rrugëve ka ndodhur për shkak të punimit në rregullimin e gypave të ujit dhe atyre të kanalizimeve dhe deri sa këto punime nuk kanë përfunduar, uji ka mbuluar shumë gropa dhe rrugët janë bërë vështirë të kalueshme.

Ekipi jonë ka dal në teren dhe ka përcjellë për sa afërmi gjendjen e krijuar në këto rrugë të lagjes Pejton, të cilat mundë t’i shihni edhe në videon e postuar më poshtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat