Nesër hapen çerdhet, komuna nuk testoi edukatorët, fëmijët në 'rrezik' - Bota Sot
Nesër hapen çerdhet, komuna nuk testoi edukatorët, fëmijët në 'rrezik'

Prishtina

Nesër hapen çerdhet, komuna nuk testoi edukatorët, fëmijët në 'rrezik'

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të hap kopshtet dhe institucionet parashkollore. 

Por përveç njoftimit dhe publikimit të disa fletushkave nga komuna duket se nuk janë ndërmarrë masa parandaluese të virusit. 

Ngase edhe pse ishte paralajmëruar nga zyrtarët e komunës se do të testoheshin paraprakisht punonjësit e këtyre institucioneve parashkollore, autoritetet e komunës, përkatësisht drejtoria e arsimit nuk iu ka mundësuar punonjësve të shumicës prej çerdheve që t'i bëjnë testet për Covid-19. 

Andaj institucionet shëndetësore por edhe ato qeveritare kanë shpreh rezervat e tyre, duke konsideruar se me hapjen e çerdheve mund të rrezikohen nga infektimi edhe fëmijët, sikurse edhe personeli parashkollor.

E sipas burimeve që posedon Syri shumica e punonjësve dhe edukatorëve nuk janë testuar për Covid-19, dhe si i tillë kjo po shihet edhe si një rrezik i madh i përhapjes së virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat