​Digjet kulmi i një shtëpie në Prishtinë - Bota Sot
​Digjet kulmi i një shtëpie në Prishtinë

Prishtina

​Digjet kulmi i një shtëpie në Prishtinë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 22:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka shpërthyer sonte te Parku i Qytetit në Prishtinë ku për pasojë është djegur kulmi i një shtëpie.

Lajmin e ka konfirmuar Latif Zeka, shef i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, sipas të cilit rasti ka ndodhur rreth orës 21.30.

Ai tha se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin, shkaqet e shpërthimit të të cilit ende nuk dihen.

“Është djegur kulmi i një shtëpie. Zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë shuarjen e tij”, ka thënë Zeka, duke shtuar se për momentin nuk raportohet për persona të lënduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat