Të dielën nuk do të ketë rrymë 10 orë në një pjesë të kryeqytetit

Prishtina

Të dielën nuk do të ketë rrymë 10 orë në një pjesë të kryeqytetit

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 12:44
Foto Ilustrim

Rreth 25 mijë konsumatorë përfshire Prishtinën dhe një pjesë të Fushë Kosovës do të mbesin pa rrymë për disa orë këtë të diele.

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT, kjo ndermarrje publike ka njoftuar se me datë 30 gusht 2020 nga ora 04:00 deri në ora 14:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 110/35/10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1.

“Shkyçja është e nevojshme për krijimin e kushteve të sigurisë në punë gjatë kyçjes së trafofushës së re 10 kV në kuadër të projektit për montimin e kthinës së re dhe kabllove 10 kV në transformatorin TR 1.Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator (ana 10 kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 12 MW). Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat